E vërteta e fotos së zyrës së ministrit të përfshirë në skandal seksi

Në të gjitha portalet qarkullon fotoja e mësipërme si pjesë e xhirimeve nga një video-skandali seksual ku është i përfshirë një ministër shqiptar.

Lajme

02/06/2016 23:55

Kjo foto shoqëron të gjitha lajmet e lidhura me këtë çështje, por në asnjë rast nuk thuhet nëse kjo foto është ilustruese apo është nxjerrë nga video në fjalë.

Nuk dihet as nëse kjo foto është nxjerrë në qarkullim për fshehur “zyrën e vërtetë” të skandalit të seksit.

Lapsi.al ju sjell më poshtë foton e vërtetë që përdoret për të shpërndarë lajmin e skandalit të ministrit shqiptar.

Fotoja është marrë nga tabloidi britanik “The Sun”. Ajo është prerë në pjesën e poshtë ku duket logoja e “The Sun”.

Kur panë foton e mësipërme të gjithë nisën të sillnin në mendje zyrat e ministrave shqiptarë, por tashme mund te qetësohen./lapsi.al