E tmerrshme: Vajza digjet në fytyrë dhe trup gjatë ekzorcizmit islamik (VIDEO)
Një video me përmbajtje shqetësuese është postuar në internet. Aty shihet një femër “e pushtuar” ndërkaq një burrë është duke kryer eksorcizëm fetar mbi të, me qëllim që t’ia largojë demonët që kanë pushtuar trupin e saj.
Fun
Burri i cili kryen ekzorcizmin, dëgjohet teksa flet arabisht dhe lexon disa fraza fetare nga Kur’ani dhe godet vajzën në trup dhe fytyrë, shkruan lajmi.net.
Ky burrë në disa pjesë të kësaj video shihet se si mundohet ta djegë me shkrepës në fytyrë dhe trup. Në një moment shihet se si vajzës i ofrohet një gotë me ujë.
Në fund të videos së postuar shihet se si nga ekzorcizmi vajzës i bie të fikët./lajmi.net