E thonë në Beograd: Me të shkuar në Sofje, Serbia e njohu pavarësinë e Kosovës

Kreu i grupit parlamentar “Dveri”, Boshko Obradoviq, thotë se me të shkuar delegacioni i Serbisë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, Serbia efektivisht (de jure) e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajme

16/05/2018 14:35

Sipas tij, Kosova në samitin e Sofjes nuk mund të paraqitet në nivelin kombëtar.

Obradoviq përshëndet vendimin e Spanjës për të mospjesëmarrje në samit për shkak të qëndrimit të fortë ndaj Kosovës, dhe thotë se Serbia i lejojë drejtuesit e lartë ta njohin shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Temë kryesore ku pritet të debatohet në Samitin në Sofje të Bullgarisë,  Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bënë të ditur përmes një promoje, ku shfaqen rekomandime të modelit të Bashkimit Europian për një të ardhme të sigurt dhe euroatlantike për Kosovën.

Ndryshe, kryeministri Sllovak, Peter Pellegrini, duke folur në parlamentin e Sllovakisë, ka komentuar edhe vendimin për bojkotimin e samitit të Sofjes nga ana e homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy, vendim ky që erdhi për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës atje.

Ani pse, Sllovakia është njëra nga pesë vendet e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ky shtet e ka konfirmuar pjesëmarrjen në samit. “Bratislava zyrtare nuk ka për qëllim që të ndryshojë diçka e cila do të dërgonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai. /Lajmi.net/