BE e shqetësuar me krizën në Maqedoni

BE-ja është e shqetësuar për krizën e thellë politike në vend, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga rimbledhja e Kuvendit për fat të keq nuk kemi parë një progres të madh në zgjidhjen e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi.

Lajme

01/07/2016 11:07

Kështu kanë deklaruar ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni. Gjatë takimit të tyre, ambasadorët e Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Holandës theksuan edhe një herë nevojën e një dialogu të hapur mes partive politike.

Ambasadorët thanë se vazhdojnë të mbeten të shqetësuar edhe për punën dhe sfidat e Prokurorisë Speciale Publike, njofton Alsat M.

Ato ju kanë bërë thirrje të gjithë trupave, në veçanti partive të cilat nënshkruan themelimin e Prokurorisë Speciale, që t’i ndalojnë obstruksionet dhe t’i japin mbështetje të plotë PSP-së.