E rrahin vëllain e Paris Hiltonit

Lindsay Lohan nuk arrin ta gjejë paqen. Aktorja amerikane akuzohet se e ka ‘dirigjuar’ rrahjen e njërit prej të ftuarve në festën e mbajtur në Miami. Viktimë është një tjetër emër i njohur: Barron Hilton, pasardhës i rrjetit të hoteleve dhe vëlla i vogël i Paris Hilton. Ishte edhe ai njëri prej të ftuarve, në…

ShowBiz

08/12/2013 20:01

Lindsay Lohan nuk arrin ta gjejë paqen. Aktorja amerikane akuzohet se e ka ‘dirigjuar’ rrahjen e njërit prej të ftuarve në festën e mbajtur në Miami.

Viktimë është një tjetër emër i njohur: Barron Hilton, pasardhës i rrjetit të hoteleve dhe vëlla i vogël i Paris Hilton. Ishte edhe ai njëri prej të ftuarve, në villen ku ‘Lilo’ e kaloi fundjavën dhe kjo ndejë u mbyll me një përleshje.

“Ja çfarë të ndodh kur flet keq për mua me djaloshin tim”, i ka thënë Lohan të riut Hilton. Mirëpo, zëra pranë TMZ kanë treguar se diva problematike nuk ishte përgjegjëse, pasi nuk ishte prezente në momentin e përleshjes. Tash i përket gjyqit që të vendos se kë ta dënojë për sulmin ndaj 24 vjeçarit miliarder.