E pranon se e kishte përdhunuar 12-vjeçarin në klasë

Një 16-vjeçar e ka pranuar akuzën për përdhunimin e një 12-vjeçari në një klasë të një shkolle në Croydon.

Bota

24/05/2016 04:04

Incidenti ka ndodhur me 11 shkurt të vitit të kaluar ndërsa ai u shfaq të mërkuren në gjykatën e të rinjëve në Croydon ku edhe e pranoi akuzën, përcjell lajmi.net

I riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për arsye ligjore ka pranuar se ka kryer seks oral mbi viktimën.

Së pari 16-vjeçari e kishte mohuar akuzën por të mërkuren para gjykatës e ka pranuar atë.

Ai do të paraqitet në gjykatë edhe me 21 korrik për shkak se ka gënjyer në lidhje me deshmitarët e rastit./lajmi.net