E pabesueshme si janë njoftuar Xhensila dhe Besi (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë padyshim si shembulli më i mirë i një çifti.

ShowBiz

29/02/2016 12:14

Xhensila ka arritur suksese të shumta me këngët e saj, po ashtu edhe Besi është një aktor i suksesshëm, transmeton lajmi.net.

Të gjithë i njohin ata si një çift i mrekullueshëm të cilët e kanë dëshmuar dashurinë e tyre, ndërsa shumë pak e dinë se si janë njoftuar ata.

Sipas disa burimeve të Lajmi.net, Xhensila dhe Besarti janë njoftuar krejt rastësisht ku ajo rastësinë e ka cilësuar si mbret të botës.

“Ka qenë rastësi. Nuk thonë kot, rastësia mbret i botës”- ka thënë ajo.

“Unë kam qenë me mamin. Ai na ka ndaluar duke i thënë mamit tim që ke një vajzë shumë të bukur dhe ia lumturoftë Zoti. Mami im si një dashamirëse e madhe tij e mirëpriti komplimentin, madje i tha se edhe vajza e saj (dmth unë, Xhensila) është artiste!. Aty Besit iu kujtova dhe e bëri lidhjen”- ka treguar Xhensila duke shtuar se:

“Nga ai çast e mbrapa nuk ndaloi së kërkuari për mua, deri sa më gjeti e më bëri për vete. Kështu nisi një lidhje dashurie shumë e lumtur. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit./lajmi.net.