E marta për shoqërinë, e enjtja për seks…

Nëse jeni duke kërkuar partner, më së miri është që ta kërkoni të enjten, sepse shanset janë më të mëdha që të takoheni këtë ditë.

Lifestyle

07/07/2016 09:37

E marta është dita ideale për takim me miqtë, thonë psikologët e Londrës, për shoqërim me njerëzit e dashur, për darka dhe biseda të zakonshme.

Megjithatë, nëse “piketoni” shpirtin binjak, lidhje të gjatë dhe të suksesshme, takimin e parë caktojeni të enjten.

Studimet e po këtij ekipi kanë treguar që të enjten trupi ynë është më i gatshëm për të bërë dashuri, sepse organizmi atëherë është në formën më të mirë për seks, andaj nëse keni kohë dhe dëshirë për vetëm një “aksion” në javë, le të jetë kjo këtë ditë.