E kritikuan për operacione plastike në fytyrë, reagon Angela Martini

Emri i Angela Martinit është shumë shpesh i pranishëm në titujt rozë.

ShowBiz

06/10/2018 22:14

Ajo së fundi është përfolur për mundësinë e ndërhyrjes kirurgjike në fytyrë, shkruan lajmi.net.

Në një ‘selfie’ që Angela publikoi ditë më parë, fytyra e saj dukej më ndryshe prej herave të tjera, e kjo gjë bëri të ‘shpërthejnë’ kritikat ndaj saj.

Por, përmes një statusi në rrjete sociale, modelja ka reaguar duke shkruar rreth realitetit.

“Po e përdor këtë selfie për të marrë vëmendjen, dua të shpreh disa mendime: Gjithmonë mund ta shohim të vërtetën. Njerëzit po krijojnë imazhe të rreme për veten e tyre. Duken sikur nuk bëjnë kompromise, duke u përpjekur të mashtrojnë të gjithë. Ata duken sikur kanë vlerat dhe parimet më të mira dhe e tregojnë në rrjete sociale dhe në publik. Kur të dalë e vërteta, njerëzit e kuptojnë se gjithçka është një gënjeshtër e madhe, pa vlera, kompromise të mëdha dhe pa parime. Dhe duke parë këtë, ke një ndjenjë të përzier-kënaqësi sepse e vërteta doli, por gjithashtu ndjehesh keq për ta. Ja duke e shikuar këtë sepse para së gjithash jam e varur nga e vërteta dhe së dyti, e kuptoj se bari mund të duket më i gjelbër në një oborr tjetër, ji e lumtur me barin tënd të gjelbër! Është qesharake kur e di këtë të vërtetë, por sheh njerëz që bëjnë të njëjtën gjë, shesin veten si të mahnitshëm, si njerëz të mirë, të arsimuar, me parime të larta, duke treguar arritje të mëdha të bëra vetë dhe nuk janë ndihmuar nga të tjerët (haha), ndërsa të tjerët mund të duken si sipërfaqësorë dhe të lehtë, por në të vërtetë kanë vlera reale”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Using this selfie to get the attention, I want to express some thoughts: Always eventually we can see the truth. People are creating false images about themselves. They look like don’t do any compromises, trying to fool everybody around. They look like having the best values and principles, and showing off with that in social media and public. When the truth comes out, people realizes everything is a big lie, no values, big compromises and no principles. And seeing that, you have a mixed feeling – satisfaction because the truth came out but also feeling sorry for them. I’m writing this because first of all I’m addicted to the truth and second of all, I realize that even the grass can look greener in another yard, be happy with your green grass! Funny is when you know this truth, but seeing other people around doing the same: selling themselves as amazing, as being good people, educated, with high principles level, showing out big achievements made by themselves and not being even helped by others (haha) , while others can look like superficial and easy, but actually having real values. ?

A post shared by Angela Martini ? (@angela_martini) on