E kërkoi Italia, shqiptari përgjigjet në një mënyrë fantastike në Facebook (FOTO)
Shaqir Tafa është talenti shqiptar i radhës që po rritet në fidanishtet e futbollit italian.
Sport
Mbrojtësi 18-vjeçar po aktivizohet me sukses në radhët e akademisë së Palermos dhe monitorohet me kujdes nga klubet më të mëdha italiane.
Futbollisti së fundmi është bërë pjesë e përfaqësueseve kuqezi, , duke luajtur me U-21 të Alban Bushit në miqësoren kundër Moldavisë.
Meqë lojtari nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare me U-21, rregulloret e lejojnë që të ndërrojë përfaqësuese nëse dëshiron dhe të zgjedhë Italianë në të ardhmen. Në të kaluarën, ai ishte grumbulluar disa herë në kampe stërvitore me U-17 të Italisë. Ndaj vëzhgues të federatës italiane e kanë monitoruar kohët e fundit me idenë për ta afruar në Kombëtaren U-19, duke dhënë opinione pozitive për lojën e mbrojtësit.
Por futbollisti i ka dhënë fund diskutimeve me një postim në faqen e tij në Facebook, si në italisht, ashtu edhe në shqip. “Krenar për këtë fanellë”, janë fjalët e mbrojtësit që shoqëronin një foto të tijën gjatë Himnit të Flamurit me U-21 të Shqipërisë. Italia e mori përgjigjen e saj…