E hoqi shoqja nga “Facebook”-u, i jep fund jetës 15­vjeçari shqiptar

Një adoleshent shqiptar i ka dhënë fund në mënyrë tragjike jetës duke u hedhur nga tarraca e një ndërtese në Breshia.

Lajme

26/04/2016 15:29

15-vjeçari me origjinë shqiptare, u hodh nga tarraca e objektit që njihet si i shenjtores “Madonna del Castello”, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se shkak i këtij veprimi është bërë fakti që një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve në “Facebook”.

Shqiptari kishte postuar para momentit fatal një foto në “Instagram”nga zona ku i dha fund jetës./Shekulli Online/