‘’E gjete burrin ti a? Ia hodhe’’! Moderatori shqiptar e zë ngushtë Afërdita Dreshajn

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj ka kohë që ka filluar përgatitjet e dasmës.

ShowBiz

25/05/2018 15:46

Madje, ajo përmes rrjeteve sociale çdo ditë e më shumë tregon sa e lumtur është që ka pranë një të dashur si Jakub Kindl, i cili së shpejti bëhet edhe bashkëshorti i saj, shkruan lajmi net.

Afërdita ditë më parë, ka ndarë me ndjekësit shtëpinë luksoze në Miami, ndërkaq orë më parë ka pozuar nga një kënd tjetër i shtëpisë.

Këtu shihet një pamje e mrekullueshme nga prapa ku edhe modelja shfaqet mjaft në formë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i komedianit të njohur, Ermal Mamaqi i cili e zë ngushtë atë.

“Po mi tkeqen po.. e gjete burrin ti. Ja hodhe. Po ne të tjerët ça të bëjm”, është komenti ‘epik’ i Ermalit.

Ndryshe, Afërdita dhe hokeisti çek martohen në fund të muajit qershor në Miami, Florida. /Lajmi.net/