E frikshme, kjo është shenja që tregon se vdekja po afron

Humbja e shqisës së nuhatjes është një shenjë që tregon se vdekja po afron.

Lifestyle

23/03/2017 20:46

Sipas një studimi të ri, të moshuarit që humbasin aftësinë për të nuhatur kanë më shumë gjasë që të vdesin brenda 10 viteve të ardhshme.

Shkencëtarët thonë se analizimi i nuhatjes tek të moshuarit mund të jetë një tregues i mirë për shëndetin e njeriut në përgjithësi.

Dr. Jogan Olofsson nga Universiteti i Stockholm në Suedi tha se të dhënat hedhin poshtë teorinë se humbja e shqisës së nuhatjet është shenjë e dementias, por në fakt ajo lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.