I dyshuar për dy vrasje në Shqipëri, merr nënshtetësi britanike si kosovar

Mediat britanike kanë alarmuar për dhënien e shtetësisë së Mbretërisë së Bashkuar nga autoritetet ne Britani të Madhe, pasi sipas tyre është gjetur se Saliman Barci  përfituesi i kësaj shtetësisë, është i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri.

Lajme

04/05/2016 23:44

Ai ka fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar, duke u paraqitur si refugjatë kosovar, raporton Daily Mail duke u thirrur në një vendim të gjykatës.

Babai i tre fëmijëve, tashmë po lufton kundër ekstradimit në Shqipëri, duke përdorur ligjet e të Drejtave të Njeriut.

Rasti i vrasjes dyshohet të ketë ndodhur 20 vite më parë, dhe sipas avokatit të të akuzuarit, ai ka ikur në Britani pasi është në rrezik me jetë nga zakoni i Kanunit të Lekë Dukagjinit që njihet si “gjakmarrja”.

Barçi që thuhet të ketë jetuar në Britani të Madhe duke përdorur identitet të rremë në 14 vitet e fundit, gjithashtu pohon se ka ikur nga Shqipëria pasi atje është përballur me tortura në burg dhe me “korrupsion në sistemin gjyqësor në Shqipëri”.

Gjykata në Westminster thotë se ai akuzohet për vrasjen e dy njerëzve në korrik të vitit 1997 me premtimin se do të paguhet 340 mijë funte, transmaton insajderi.

Barçi pohon se nipi i tij u vra nga sulm hakmarrës në një vend që ai e ka quajtur “ku nderi është më i rëndësishëm sesa jeta”.

Por ai thotë se i ka shpëtuar vrasjes edhe pse në vitin 2001 e kishin ndjekur për ta vrarë edhe në Britani.

Për këtë arsye thotë se edhe ka vendosur ta ndërroj identitetin dhe të paraqitet si refugjatë kosovarë duke përdorur pseudonimin Samir Basha.

Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vite burg në mungesë në një gjykim të vitit 2009, ky dënim i rrëzua në vitin 2013 pas një numër të ankesave të dërguar nga nëna dhe motra e tij. Rasti tani është dërguar në Gjykatën e Apelit në Shqipëri.

Megjithatë prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja mbi të cilat mund të ngrenë një rast të ri penal duke kërkuar ekstradimin e Barçit qysh në korrik të vitit të kaluar.

Gjykata britanike thotë se do të vendoset gjatë këtij muaji nëse Barçi ka ikur njëmend nga “gjakmarrja” apo ka përdorur identitet të rrem për t’i shmangur ndjekjes penale.