Dy vjet nga vrasja e Artan Santos, atentati i mbuluar me mister (VIDEO)

Sot mbushen dy vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo.

Lajme

27/06/2016 19:07

 

Ai u ekzekutua në mëngjesin e 26 qershorit 2014 në hyrje të bankës që kishte themeluar vetë.

Dy vjet më pas nuk ka endë një pistë zyrtare për vrasjen e tij, as edhe një të arrestuar apo person nën hetim.

Ngjarja është e mbushur me enigma të shumta, siç janë enigmë edhe personat me skafandër në kokë, të cilët pasi ekzekutuan bankierin u larguan në drejtim të “Librit Universitar”.

Kjo vrasje në qendër të Tiranës, ndaj një personi të rëndësishëm në vend, me sa duket do të vazhdojë të mbetet një mister i madh për familjarët dhe publikun./lapsi

YouTube player
YouTube player