Dy shqiptarë arratisen nga qelitë e paraburgimit në Selanik

Dy shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit të Selanikut. Policia greke është vënë në kërkim të tyre ndërsa mediat greke bëjnë të ditur vetëm moshën e shqiptarëve që kanë mundur të arratisen, shkruajnë sot mediat greke.

Lajme

17/05/2016 16:53

Ata janë të moshës 33 vjeç dhe 42 vjeç, të cilët ishin të arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe vrasje në vitin 2009, ngjarje e ndodhur në Selanik si dhe për trafik droge.

Nuk jepen shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje./ lajmi.net