“Dy ministrat e Ramës përgjohen për dosje kriminale’, deputeti nxjerr emrin e parë

Një deklaratë e fortë është bërë mbrëmë nga gazetari investigativ në lidhje me një nga ministrtat e qeverisë "Rama 2".

Lajme

10/02/2018 15:34

Basir Çollaku tha se dy ministra të kabinetit të sotëm të Partisë Socialiste janë përgjuar të flasin për “sasi parash”, por nuk preferoi të flasë me emra.

Ndërkohë,sot deputeti i PD-së Agron Shehaj zbulon njërin prej tyre.

Sipas tij, referuar informacioneve nga disa media, njëri nga ministrat është Damian Gjiknuri dhe është njëri nga zyrtarët e përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit.
“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.

Ndërkohë, mbrëmë gazetari Çollaku deklaroi: “Në Elbasan ka një dosje ku janë te përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë.”

Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon ti thotë emrat e ministrave për momentin, por pret nga Prokuroria dhe Gjykata t’i thërrasin dy ministrat në hetim. Pra flitet për shuma të mëdha parash dhe nuk merren nën hetim, kjo është absurde.