Dy aksidente të rënda në Tiranë dhe në Durrës

Durrës - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Lajme

26/03/2017 23:46

Një automjet ka përplasur për vdekje një qytetar që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Makina u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia do të marrë kamerat e sigurisë së bizneseve për të identifikuar mjetin.

Tiranë – Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të kthesës pranë varrezave të Sharrës në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka qenë kundravajtje në momentin kur është përplasur me një automjet tip “Ford”.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.