Durrës: E rrahin fqinjin sepse e hapi dritaren

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona, që dyshohen si autorë të goditjes të plagosjes me sende të forta të një 32-vjeçari në Sukth.

Lajme

26/04/2016 15:28

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit në zonën e Sukthit. Sipas policisë, shtetasit me iniciale A.M., 42 vjeç dhe B.B., 40 vjeç kanë sulmuar me sende të forta 32-vjeçarin me inicialet O.M.

Mësohet se autorët e dyshuar të sulmit dhe i lënduari janë fqinj mes tyre dhe shkak i zënkës është bërë hapja e një dritareje të re nga O.P. në krah të banesës së shtetasit Xh.N., me të cilin autorët e dyshuar kanë lidhje shoqërore.

Nga sulmi, 32-vjeçari ka marrë plagë të lehta në trup. /tch