Duket si foto e bukur, por do habiteni kur e kuptoni realitetin (Foto)

Një vajzë e shkollës së mesme në Oregon, SHBA, ishte duke bërë disa fotografi para fillimit të vitit të ri shkollor.

Fun

31/08/2016 09:00

Jillian Henry, 17, ishte duke marrë disa fotografi afër Malit Pisgah në lumin e qetë Willamette, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe derisa po bënte fotografitë, një djalosh i zhveshur, papritmas u gjend aty, së bashku me qenin e tij.

Në njërën fotografi, ajo duket, me gjasë e befasuar ndërsa në tjetrën e buzëqeshur nga “befasia”.

Ajo, fotografitë e bëra nga një shoqe e saj, i shpërndau në Twitter, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme.

Përkundër të gjithave, thuhet se nuk dihet se kush ishte djaloshi i zhveshur dhe nëse ajo kishte folur me të.