Dukeshën e Sussexi-t nuk e duan në familje, kështu e ‘shajnë’ atë

Aktorja Meghan Markle dhe princi Harry, ishin tejet të komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

04/07/2018 23:00

Kjo ngase, martesa e tyre bëri bujë anembanë duke u përfolur për çdo detaj të dasmës, e madje të shumtë ishin ata që e kritikuan, shkruan lajmi net.

Aktorja Markle, po ashtu nuk është pëlqyer për dukjen e saj, ku më pas është komentuar për sjelljet si Dukesha e Sussexi-t.

Edhe pse janë bërë tre muaj nga martesa e tyre, ka persona që ende nuk e pranojnë atë në familje, siç është rasti me mikun e afërt të princit, Harry, Nickli Haslam i cili në një intervistë për “DailyMail”, rrëfen shumë gjëra për Meghan.

“Nuk më pëlqeu fustani i saj, nuk i shkonte, duhej që të bëhej nga një material tjetër”, ka thënë ai për DailyMail.

Me këtë lë të kuptohet që janë disa gjëra që nuk shkojnë me ato që bën aktorja, Markle. /Lajmi.net/