Dueti mes Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut është në ‘furrë’?

Ka muaj që është diskutuar për një duet mes Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut.

ShowBiz

19/11/2018 22:07

Disa foto të përbashkëta të Sabri Fejzullahut me Morena Tarakun kanë vënë në diskutim mundësinë e një dueti mes tyre, shkruan lajmi.net.

E sa i përket kësaj Sabriu ka folur gjatë një interviste për ‘Mirage’.

Se dyshja kanë nisur të punojnë për projektin e përbashkët lënë të kuptohet disa imazhe të publikuara në Snapchatin e Morenës.

Aty shihet këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu në studio dhe si duket shumë shpejtë do të publikohet kënga e shumëpritur nga fansat./Lajmi.net/

YouTube player