Dua publikoi video duke folur shqip në fëmijëri, ja çfarë i komentuan Bebe Rexha dhe Gashi

Dua Lipa dje publikoi një video të realizuar në fëmijëri, në të cilën shfaqet duke folur shqip.

ShowBiz

15/01/2019 08:00

Dua Lipa në këtë video është pranë motrës së saj Rinës, ndërsa mënyra se si fliste ua rrëmbente zemrat të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pranoi shumë komente nga ndjekësit, e në mesin e tyre edhe atë nga Bebe Rexhës dhe Gashit.

“Jam e vdekur”, ka shkruar Bebe, duke ia shtuar edhe disa figura me zemër.

Në anën tjetër, reperi Gashi ka shkruar “Unë jam Dua Lipa, sikur keni pak respekt për emrin tim. LEGJENDË”. /Lajmi.net/