Dua Lipa nuk ka të ndalur, e lumtur teksa pozon te statuja e saj e dyllit

Sukseset e saj nuk kanë të ndalur dhe të gjithë krenohemi me të arriturat e saj.

ShowBiz

16/02/2019 13:21

Dua Lipa javë më parë, u bë artistja e parë shqiptare e cila fitoi dy çmime në ngjarjen e madhe “Grammy Awards”, shkruan lajmi.net.

Por, jo vetëm kaq.

Këngëtarja 23 vjeçare së fundmi ka zbuluar statujën e saj nga dylli në muzeun Madame Tussauds, në Londër.

Në këtë muze, gjenden skulpturat e yjeve me famë botërore, ndërsa tani skulptura e saj gjendet përkrah tyre.

“Natën e kaluar shkova në zbulimin e figurës time në Madam Tussaud të Londrës. Ndjehem sikur e luajta shumë mirë derisa e pashë atë në jetën reale dhe ndjeva sikur isha duke luajtur një lojë të zjarrtë për të parë nëse do të ndriçonte. Faleminderit për të gjithë fansat e mi të bukur që erdhën për të ndarë këtë moment me mua!”, ka shkruar Lipa krahas disa imazheve në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt8JFEHBe7Q/