Dua Lipa në lidhje të re? Këto imazhe flasin shumë

Jack Whitehall është parë duke puthur Dua Lipën në ndejën e “Brit Awards 2018”.

ShowBiz

23/02/2018 23:40

Dua, e cila fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër në Britani” dhe “Këngëtarja më e mirë debutuese”, festoi këtë fitore pran Jack, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Komediani 29 vjeç është parë fuke përqafuar këngëtaren e hitit “New Rules”, pas ceremonisë, duke shkaktuar dyshime për një romancë të re të mundshme.

Sipas TheSun, këngëtarja u nda nga Paul Klein, në janar, ndërsa Jack është beqar që nga ndarja me aktoren Gemma Chan në dhjetor të vitit të kaluar.

Shokët e ngushtë thonë se Jack u lidh me Duan, sepse ai mendon se është “tepër e nxehtë”, ndërsa të tjerët thonë që nuk ka asgjë mes tyre.

Për këto fotografi, flasin edhe mediet e tjera, të cilat vënë në pikëpyetje raportin mes Duas dhe Jack. /Lajmi.net/