Dua e rekordeve! Për pesë javë e para në Britani

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare e cila po shënon suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

21/05/2018 12:40

Ajo së fundi ka qenë pjesë e “Billboard Music Awards”, event në të cilin ka realizuar performancë madhështore, shkruan lajmi.net.

Në “BMA”, Dua ka kënduar hitin e saj “New Rules”, i cili deri tani ka marrë mbi 1 miliard klikime në kanalin YouTube.

Projekti i fundit i Duas është “One Kiss”, në bashkëpunim me DJ. Calvin Harris, e që sikurse “New Rules” prej ditës së parë po rezulton e suksesshme.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka njoftuar se kënga e saj ka hyrë në javën e pestë si e para në top-listat britanike.

Jo për ta bërë dramatike, por ONE KISS ËSHTË NUMËr 1 PËR 5 JAVË! ❤️❤️❤️ // @calvinharris“, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/