Droga që i kthen njerëzit në ‘Zombie’ përsëri në përdorim

Raportimet për një drogë të quajtur "Krokodil" thonë se kjo lloj droge i kthen njerëzit në 'Zombie mish-ngrënës'.

Lifestyle

26/09/2014 21:51

Raportimet për një drogë të quajtur “Krokodil” dhe që i kthen njerëzit në mish-ngrënës apo ‘Zombie’ nuk kanë të ndalur. Kjo lloj droge u shfaq me imazhe për herë të parë në Angli gjatë vitit 2010.

Droga shërben si një ilustrim i shkëlqyer ndaj politikave të drogës dhe mund të bëj ‘kërdi’ nëpër komunitet, transmeton Lajmi.net.

Droga ‘krokodil’ u shfaq më herët në Rusi në fillim të vitit 2000. Kjo është një drogë e paligjshme që jepet me injeksion, dhe që është gjetur edhe në ilaçe, jod, fosfor, bojë të hollë dhe karburante të lehta.

Përbërësi aktiv i saj duket të jetë “desomorfina”, një opium sintetik. Papastërtinat janë ato që prodhojnë efekte të tmerrshme së bashku me krokodilin, të cilat përfshijnë më pas dëme të rënda në lëkurë dhe vena, duke quar në ulçerë dhe gangrenë, transmeton Lajmi.net.

Paqëndrueshmëria kimike dhe kënaqësia e shkurtë e saj çon në injektim të shpesht në mesin e përdoruesve. Ky lloj i përdorimit konsiderohet si një faktor rrezik për viruse të ndryshme të gjakut që mund të përhapen në botë. Por, nga pamundësia për të marrë përsëri këtë drogë, përdoruesit e saj kthehen më pas në ‘Zombie mish-ngrënës’.

Ligjet e rrepta në Rusi kanë bërë që përdoruesit e Krokodilit të shmangin spitalet, duke rënduar plagët e tyre me anë të injeksioneve.

Dhe, historia e kësaj droge nuk përfundon me kaq. Prej vitit 2011, raportet e lidhura me drogën Krokodil që jepet me injeksion filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore dhe nga fundi i vitit 2013 u shfaqën edhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, historia e Krokodilit ofron mësim për vendimarrësit ndërkombëtarë rreth politikave të drogës. Është gjithashtu një kujtesë për nevojën për të gjetur një balancë të përshtatshme ndërmet përdorimit të ligjshëm të “analgesics” për kontrollin e dhimbjeve dhe diversionin për përdorim reaktiv të drogës.

Ky raport ishte publikuar nga The Conversation.