Drithëruese: Morata te skuadra e re për 80 milionë euro (FOTO)

Alvaro Morata pritet të përfundojë në Premierligë.

Sport

10/07/2017 10:15

Sipas informacioneve të fundit të “AS”, Chelsea ka përgatitur ofertën drithëruese.

Klubi nga Londra ka bërë gati 80 milionë euro për të marrë Moratan, përcjellë “Lajmi.net”.

Pasi humbi Romelu Lukakun, i cili kaloi te Manchester United, tani Chelsea do të japë çdo gjë për të marrë Moratan.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Diego Costas, i cili është larguar nga ekipi. /Lajmi.net/

cats