Dreshaj reagon ndaj deklaratave të Thaçit për Haradinajn

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

08/10/2018 23:22

Gjatë ditës së sotme presidenti Hashim Thaçi, kërkoi nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë më i matur me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë, në të kundërtën ai mund të shkarkohet, shkruan lajmi.net

Pas këtyre deklaratave të presidentit Thaçi, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Ramush Raharindaj.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin e tij social “Facebook”,  ka shkruar se deklaratat e tilla të presidentit Thaçi janë qesharake. /Lajmi.net/

Reagimi i plotë i Dreshajt pa ndërhyrje:

Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.

Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.

Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.

Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr.