Drejtori i Doganave: MSA-ja nuk e prek akcizën për automjetet

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se Kosova me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) do të mund të përfitojë nga efektet materiale dhe procedurale, kur tatimi doganor do të eliminohet në tërësi.

Lajme

06/11/2015 08:12

Rafuna  në një intervistë për “Epokën e Re”, ka folur edhe për çështjen e akcizave të veturave. Ai ka thënë se akciza e makinave është taksë nacionale të cilën nuk e prek MSA.

“Nuk është paraparë ndonjë ndryshim tek akciza e veturave nëpërmjet MSA-së. Tatimi i akcizave, eventualisht do të ndodhë kur ne do të integrohemi. Akciza mbetet komplet në kompetencë shtetit tonë dhe nuk  e prek Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”, ka sqaruar Rafuna./lajmi.net