Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 48-vjeçari

Shtetasi shqiptar Eduart Sako, 48-vjeçar, banues në Vlorë është arrestuar nga policia shqiptare.

Lajme

17/05/2016 23:30

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur ish – NShN, ka qenë duke drejtuar  në gjendje të dehur mjetin ‘’Benz’’, me targa AA 632 HS.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.