Dorëhiqet Minisrti i Brexit, thotë se nuk e mbështet marrëveshjen për dalje nga BE

Ministri i Brexit, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje pasi ka thënë se nuk mund ta mbështesë marrëveshjen për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Bota

15/11/2018 10:48

Kryeministrja britanike, Theresa May, të mërkurën deklaroi  se ka siguruar mbështetjen e kabinetit për draft-marrëveshjen për Brexit.

Mirëpo, është bërë e ditur se disa ministra e kishin kundërshtuar.

Raab mendohet të jetë njeri prej tyre.

Veç kësaj sipas raportimeve të BBC-së ka gjasë që të iniciohet një mocion mosbesimi ndaj kryeministres.