Dogjën me acid avokaten italiane, burg për dy shqiptarët

Historia e saj tronditi opinionin publik italian. Ajo ishte një avokate e sukseshme dhe një grua e bukur, por në 16 Prill të vitit 2013,  Lucia Annibali u shpërfytyrua e djegur me acid.

Lajme

11/05/2016 19:59

Autori ishte pikërisht ish – i fejuari, Luca Varani dhe ai avokat, i cili në bashkëpunim me dy shqiptarë, Altistin Precetaj dhe Rubin Talaban kryen krimin e shëmtuar.

Tashmë pas thuasje 3 vitesh në procese gjyqësore, Gjykata e Kasacionit në Itali, e cila ka konfirmuar dënimet e vendosura nga ajo e Apelit duke mbyllur kështu përfundimisht këtë çështje, shkruan tvklan. Kjo gjykatë ka dënuar ish-të fejuarin Luca Varani me  22 vite burg, si porositësi i sulmit ndaj ish-të fejuarës sepse nuk e pranonte ndarjen. Tashmë Varani është i mbyllur në burgun e Teramo, ku do të vuajë dënimin për akuzat tentativë vrasje, lëndime të mëdha  dhe përndjekje.

Ndërkohë që dy bashkëpunëtorët Altistin Precetaj dhe Rubin Talaban, ekzekutuesit material të sulmit, kanë marrë një ulje dënimi nga 14 në 12 vite burg.

“Eshtë  një mesazh për të gjithë, historia ime është një histori shprese, do të thotë që kjo e fundit nuk mbaron kurrë”, ka qenë këto fjalët e Lucia Annibali, e cila është shndërruar në një simbol të luftës kundër dhunës ndaj grave.