Do të inspektohet edhe Inspektorati i Policisë

Komisioni për punë të brendshme i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kritikuar raportin e Inspektoratit Policor të Kosovë (IPK) për vitin 2013.

Lajme

25/03/2014 11:03

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, pas mbledhjes së Komisionit, tha se IPK-ja me punën e keqe që ka bërë do të bëhet vet objekt i inspektimit.

Ai tha se IPK nuk ka arritur që rastet e inspektimit t’i shqyrtojë në bazë të Ligjit, por ka bërë dallime ndaj atyre policëve që nuk kanë mbështetje partiake e politike.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se IPK do të duhej të jepte rekomandime për të gjitha ata policë që nuk e kanë kaluar vlerësimin nga AKI-ja.

Ndërsa Fatmir Xhelili nga PDK tha se ndihet i gëzuar që ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët që tregon se ata kanë ku të ankohen, raporton Kosovapress.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe nevoja e thirrjes në raportim të drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni për vrasjet që po ndodhin në Kosovë, me pretekst për këto të fundit në Pejë.