Djegia e autobusit në Krujë, ndërrojnë jetë dy nga të plagosurat

Ka shkuar në tre numri i viktimave të ngjarjes me autobusin që mori flakë në qytetin e Krujës më 27 maj.

Lajme

15/06/2016 16:01

Viktima e parë ndërroi jetë gjatë ngjarjes së rëndë në qytetin e Krujës, ndërsa dy të moshuara që pësuan plagë të rënda, ndërruan jetë në një spital në Greqi, ku u dërguan për mjekim më të specializuar për shkak se kishin pësuar djegie mbi 50 përqind.

Njoftimi është dhënë nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë. Viktimat ishin anëtarë të kësaj kishe dhe po shkonin në një ekskursion që përfshinte edhe Krujën.

Në njoftim thuhet se besimtarët që ndërruan jetë janë Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj.

“Ju ftojmë në lutje që Perëndia t’i prehë shpirtrat e tyre në paqe dhe familjarëve t’u japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!”, shkruan Kisha në rrjetin social “Facebook”./ Top Channel