Dje lansuan këngën e re, Mozzik dhe Loredana kapin milionëshin e parë

Kanë publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

15/09/2018 08:19

Reperi nga Ferizaji Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi vijnë me këngë të re të titulluar “Bonnie&Clyde, shkruan lajmi net.

Kjo këngë e tyre dje është lansuar në kanalin zyrtar, Youtube ku në Spotify dhe Itunes është publikuar më parë.

Megjithatë, projekti mori pëlqime të shumta saqë vetëm për një ditë ka arritur t’i mbledh mbi 1 milion klikime.

Çifti shfaqen me shumë stil ku në këtë klip konfirmohet edhe shtatzënia e artistes Zefi. /Lajmi.net/

YouTube player