Dje e ofendoi komunitetin LGBTI, ja kë e vizitoi sot reperi Gold AG

Data 10 tetor e këtij viti ka shënuar një ditë që i gjithë komentimi ka qenë për Paradën e Krenarisë që është mbajtur në Prishtinë.

ShowBiz

11/10/2018 12:29

Përfaqësuesit dhe anëtarët e LGBTI-së që ishin pjesë e kësaj parade gjetën përkrahje nga fytyrat publike, por, kishte edhe nga ata që drejtuan ofendime për komunitetin në fjalë, shkruan lajmi.net

Ai përmes rrjeteve sociale kishte ofenduar anëtarët e këtij komuniteti duke i quajtur “pedera” dhe duke thënë se si janë mbledhur përpara bustit të një burri të madh shqiptar siç është Skënderbeu.

Ndërsa sot, reperi ka bërë një vizitë në Landovicë te varri i dëshmorit Tahir Sinani.

Faktikisht Goldi njihet si një reper që i këndon meritave të dëshmorëve madje ai në një intervistë dhënë për Mirage javë më parë ka treguar se së shpejti do e publikojë një album me këngë patriotike./Lajmi.net/