Djathi, sekreti i një jete të gjatë?!

Një studim sugjeron se konsumimi i djathit mund të jetë çelësi për një metabolizëm më të shpejtë dhe për t’u dobësuar.

Lifestyle

06/06/2015 14:13

Shkencëtarët në Universitetin e Aarhusit në Danimarkë kanë hetuar faktin se francezët kanë tendencë për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm, pasi dietat e tyre përmbajnë yndyrna të ngopura.

Studimi, i publikuar në Gazetën e Bujqësisë dhe Ushqimit, sugjeron se produktet e fermentuara të qumështit të tilla si djathi, mund të kontribuojnë në jetëgjatësinë dhe shëndetin.

Francezët gëzojnë një incidencë të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës dhe një jetëgjatësi mesatare prej 82 vitesh. Një francez konsumon deri në 23.9 kg djathë çdo vit. Ndërsa Britanikët që hanë 11.6 kg djathë çdo vit, vuajnë nga dyfishi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe jetëgjatësia e tyre është 81 vjet.

Hanne Bertram, një shkencëtar për ushqimin në Universitetin Aarhus në Danimarkë, krahasoi mostrat e urinës të 15 burrave, dietat e të cilëve përmbanin djathë ose qumësht.

Bertram zbuloi se ata që hanin djathë kishin nivele të larta të acidit butyric, i cili lidhet me mosshëndoshjen dhe me metabolizmin e lartë. Nivelet e lartë të këtij acidi, lidhen me një reduktim të kolesterolit. /kosovarja