Djathi mund t’ju shkaktojë varësi

Djathi përmban një substancë kimike që ndodhet edhe në drogat adiktive, kanë zbuluar shkencëtarët.

Lifestyle

20/09/2017 22:08

Ekipi që qëndron prapa këtij studimi, po ashtu ka shpjeguar se pse disa ushqime të caktuara janë më adiktive se të tjerat.

Duke përdorur skemat e Universitetit Yale për Shkallën e Varësisë, të dizajnuara për të matur varësinë e një individi ndaj ushqimeve, dhe është zbuluar se djathi e ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore, transmeton Klan Kosova.

Autorët e studimit kanë gjetur se ushqimet e përpunuara, lidheshin me sjellje adiktive, pasi që ushqimet e yndyrshme janë më së vështiri të mënjanueshme kur filloni t’i konsumoni.