Djali rrah nënën e moshuar

Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare.

Lajme

14/05/2016 12:43

Rastet e familjarëve që kthehen në dhunues të bashkëshortëve, prindërve apo fëmijëve të tyre, janë thuajse çdo ditë pjesë e njoftimeve zyrtare të policisë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Këtë të shtunë, një 51-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.

A.Kojdheli, banues në qytetin bregdetar u prangos pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases D.K, 74­-vjeç.

Ndërkohë në qytetin e Fierit një 35-vjeçar u vu në pranga pasi dhunonte bashkëshorten e tij 29-vjeçare.

Sipas policisë M.Sulaj  banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier  u arrestua pasi në banesën e vetë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, M.S, 29 vjeçe.