Dita e Gjykimit

Kutitë e votimeve u hapën. Kjo është dita e qytetarëve. Ata vendosin sot me votë se kush do t’i udhëheqë për katër vjetët e ardhshme në komunat e tyre. Do të vlerësojnë për të mirë, ose do të ndëshkojnë për të keq.

Lajme

03/11/2013 07:38

Sot e kanë fjalën votuesit, ata që për 30 ditë rresht vetëm dëgjuan.

Kutitë e votimit janë hapur dhe fletët e hedhura në to do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë ata në katër vjetët e ardhshme në nivelin lokal. Aty ku vendoset për një rrugë më të mirë, për furnizim me ujë, për një planifikim më të mirë urban, për një shkollim më të mirë të fëmijëve.

Pra, janë zgjedhje lokale, por ndoshta për herë të parë të tillat bëhen edhe politike.

Zgjedhjet e sotme lokale për herë të parë do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës, në 38 komuna, përfshirë edhe komunat në pjesën veriore të vendit.

Sipas Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës. Sipas këtij ligji, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë. Po ashtu, në këto zgjedhje do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetet e kuvendeve komunale.

Listat do të jenë të hapura. Secili votues duhet të zgjedhë një kandidat për kuvend komunal, dhe një kandidat për kryetar. Listat për kryetarët e komunave dhe kandidatëve për kuvendet komunale  do të jenë të ndara. Në qoftë se një votues zgjedh një subjekt por zgjedh dy kandidatë për kuvendin komunal, atëherë vetëm vota për subjektin do të llogaritet.

Për t’u zgjedhur një Kryetar Komune, ai duhet të ketë 50%+1 të votave, e në qoftë se kjo nuk arrihet në raundin e parë, atëherë zhvillohet dhe raundi i dytë i zgjedhjeve, pra shkojnë në balotazh dy partitë që kanë më shumë vota.

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kanë të drejtë të votojnë 1.779.357 votues. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, numri i votuesve është rritur për 11.72% ose përkthyer në shifra, janë shtuar në listën e votuesve edhe 191.103 votues.

Prishtina ka numrin më të madh të votuesve 172.143, i dyti është Prizreni që ka 156.427 votues, Gjakova ka 107425 votues dhe Peja 103.078 votues, e qyteti i Ferizajt ka 100.245 votues.

Ndërkaq pesë komunat që kanë më pak votues janë Kllokoti 3.297 votues, Mamusha 3.541 votues, Parteshi 4.332 votues, Ranilugu 5.532 votues dhe Juniku me 5.526 votues.

Këtë vit, numri i votuesve që do votojnë jashtë Kosovës (votimi me postë), është 8.383. Numri i votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 3 nëntorit është rritur sepse krahasuar me zgjedhjet e kaluar, numri i votuesve jashtë Kosovës ka qenë 6.743.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit krahasuar me qendrat e votimit që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara). Ndërkaq, numri i vendvotimeve është 2.366, më një rritje prej 3.77% apo 86 vendvotime më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Komisioni Qendror i Zgjedhje është organi përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa në komunat në Veri organizimi i zgjedhjeve do të bëhet në bashkëpunim me misionin e OSBE’së.

KQZ për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka akredituar 28.720 vëzhgues të cilët do të mbulojnë procesin zgjedhor në tërë territorin e Kosovës.

Vëzhguesit e akredituar janë nga partitë politike por dhe nga shtëpitë mediatike.

1.219 vëzhgues janë të partive politike, 5 të nismave qytetare, 3 të ambasada, 1 organizatë ndërkombëtare, 4 organizata joqeveritare vendore dhe 1 institucion ndërkombëtarë.

9 shtëpi mediatike kanë aplikuar për akreditim të vëzhguesve me gjithsej 91 vëzhgues.

Këtë vit KQZ do ta përdorë sistemin K-VOTE që do të mundësojë numërimin më të shpejtë të votave. Ky sistem do të nxjerrë më shpejt edhe rezultatet preliminare. Secili Kryesues i Këshillit të Vendvotimit është i obliguar që 5 minuta para intervaleve kohore 11:00, 15:00 dhe 19:00, t’ia dorëzojë Menaxherit të vendvotimeve numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje për secilin vendvotim. Më pas, këto të dhëna futen në sistemin K-VOTE dhe nxirret përqindja e votuesve. Këto më pas publikohen në këto intervale kohore nga KQZ’ja.

Secila klasë e një qendre votimi pasi të përfundohet procesi i votimit, anëtarët e këshillit të vendvotimit (komisionerët) në mbikëqyrje të Kryesuesit të Këshillit të Vendvotimit (krye-komisionerit) dhe vëzhguesve do të fillojnë që të numërojnë votat. Pasi të jenë numëruar të gjitha votat dhe të janë shënuar në Formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve (FRP), Krye-komisioneri ia dërgon këtë raport Menaxherit të Qendrës së Votimit të vendvotimit. Ai i fut këto të dhëna në sistemin e K-VOTE, dhe më pas kutitë e votimeve së bashku me fletën kopje të raportit dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave.

Policia e Kosovës do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje. Për këtë gjë, PK’ja ka hartuar dhe ka vënë në zbatim planin operativ policor për menaxhimin e situatës së sigurisë lidhur me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Në këtë plan operativ do të jenë të angazhuar mbi 5500 zyrtarë policorë të cilët do të kenë detyra konkrete gjatë këtij procesi zgjedhor, në mënyrë që të evitohen problemet e mundshme.

Plani operativ i Policisë së Kosovës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit përfshinë pesë faza të zbatimit: në fazën e parë bëhen përgatitjet e planeve policore, koordinimi me institucionet tjera lidhur me këtë proces, faza e dytë përfshin periudhën e fushatës zgjedhore, faza e tretë dita e zgjedhjeve, faza e katërt parasheh transportin dhe përcjelljen e materialeve zgjedhore deri në qendrat përkatëse, ndërsa faza e pestë përfshin përgatitjet në rastet e balotazheve eventuale.

Këtë vit Polica e Kosovës ka nënshkruar një Memoradum të Bashkëpunimit me Prokurorin e shtetit, ku gjatë ditës së zgjedhjeve, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, policët do të kenë qasje edhe brenda vendvotimeve, nëse kërkohet ndihma e tyre. Ky ndryshim është bërë në mënyrë që të policia të jetë më efikase dhe të reagojë më shpejt ndaj keqpërdoruesve të votave.

PK do të reagojë në të gjitha rastet ku ka të  bëjmë me shkelje të ligjit dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim kundërligjor në asnjë rast.

Në kuadër të PK’së që nga niveli qendror janë caktuar zyrtarët policorë të cilët do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e KQZ’së dhe të zyrave komunale të zgjedhjeve, me qëllim koordinimin e veprimeve me qëllim parandalimin e incidenteve.

 

Komuna

Numri i Votuesve

Nr. i Qendrave të Votimit

Nr. i Vendvotimeve

Deçan

40056

8

50

Gjakovë

107425

28

134

Gllogoc

50067

24

66

Gjilan

94268

33

125

Dragash

39233

31

57

Istog

45569

15

58

Kaçanik

32291

19

46

Klinë

43691

17

55

Fushë Kosovë

31686

10

40

Kamenicë

37376

26

54

Mitrovicë e Jugut

72560

28

97

Leposaviq

19513

18

31

Lipjan

55129

26

76

Novobërdë

9133

19

21

Obiliq

23157

14

33

Rahovec

53815

35

74

Pejë

103078

23

125

Podujevë

80676

43

109

Prishtinë

172143

56

218

Prizren

156427

67

208

Skenderaj

52555

32

72

Shtime

24444

11

33

Shtërpcë

13818

9

19

Suharekë

61857

32

85

Ferizaj

100245

32

126

Viti

46246

27

61

Vushtrri

68074

26

88

Zubin Potok

8948

12

16

Zveçan

9986

7

14

Malishevë

48047

35

71

Junik

5526

1

7

Mamushë

3541

1

4

Hani i Elezit

8501

4

11

Graçanicë

19200

10

27

Ranilug

5532

4

8

Parteshi

4332

3

7

Kllokot

3297

5

7

Mitrovicë e Veriut

27915

7

33

TOTAL

1779357

798

2366