Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi i bombës në Iran – Lajmi.net
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi i bombës në Iran
Autori: Lajmi.net BotaLajme 9:57, 6 December 2018
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se së paku tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin port Çabahar.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi pranë një stacioni të policisë.

Agjencia e lajmeve IRNA citoi burimet e saj të kenë thënë se ka shumë gjasa që shpërthimi ka qenë “sulm vetëvrasës” kundër policisë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Çabahar është një qytet në Gjirin e Omanit, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit të Iranit me Pakistanin.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO