Dilara e “Fate tё kryqёzuara”, e dashuruar me njё shqiptar (FOTO)

Ebru Ozkan, aktorja e njohur turke, qё njihet nё Shqipёri si Dilara, roli i saj te seriali “Fate tё kryqёzuara” ka pak kohё qё ёshtё e lidhur me njё shqiptar.

ShowBiz

27/02/2016 15:33

Sipas revistës “WHO”, Ertan Shabani, ёshtё gjithashtu aktor qё vepron midis Shkupit dhe Turqisё dhe dy vitet e fundit ёshtё shpёrngulur nё Stamboll.

Pjesёmarrjet e tij nё seriale turke kanё qenё tё shumta me mё tё  suksesshmen atё te “Lugina e Ujqёrve”, e cila e ka bёrё edhe mё tё njohur Ertanin nё shtetin turk.

Me aktoren turke duket se pёrveç marrёdhёnies sё dashurisё i bashkon dhe pasioni pёr profesionin. Edhe  vetё aktorja ёshtё  shprehur e lumtur pёr jetёn e saj private kohёt e fundit.