Dikush i vodhi një milion e gjysmë euro

Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalid pas aksidentit të Fushë-Arrzës, në Shqipëri, në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht.

Lajme

21/07/2014 10:35

Një milion e 500 mijë euro, është shuma e cila u është vjedhur, e dedikuar për nxënësit që pësuan në këtë aksident.

Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët.

Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti, shkruan Tribuna.

Por sipas të njëjtit burim, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro, ishin zhdukur duke mos u dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.