Dikur e kishte të dashur! Me këto fjalë e uron Rita, Andrew Watt

Krahas jetës profesionale, Rita Ora është shumë e komentuar edhe për jetën private.

ShowBiz

20/10/2018 20:25

Rita Ora ka pak kohë që ka konfirmuar ndarjen nga Andrew Watt, me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.

Edhe pas ndarjes nga ai, këngëtarja shqiptare vazhdon të mbajë raporte të mira me Andrew Watt.

Këtë gjë ajo e ka dëshmuar më së miri përmes fotografisë së fundit, me të cilën e uron atë me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindja shoku im më i mirë”, ka shkruar Rita, duke ia bashkëngjitur edhe një foto të përbashkët. /Lajmi.net/