Digjet me benzinë 60-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Një 60 vjeçar nga Berati është djegur, duke i vënë flakën vetes me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mangalem”, aty ku edhe i moshuari jetonte i vetëm.

Lajme

16/02/2016 12:56

A.Gjika 60 vjeç ndodhet në spitalin e Beratit për shkak të plagëve të marra nga djegia.

Mendohet se shkak i djegies të jetë gjendja e depresioni në të cilin i moshuari ishte.