Digjet makina e një polici në Mirditë

Hidhet në erë me lëndë plasëse makina e një punonjësi policie te Komisariatit të Mirditës. “Panorama.al” mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Bardhaj të Mirditës.

Lajme

20/06/2016 19:40

Sipas burimeve, në orën 05:15 minuta të ditës së djeshme, makina tip “Benz” e cila ishte e parkuar, është hedhur në erë.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy copa fitili që mësohet se kanë ndezur lëndën plasëse. Mjeti thuhet se është në pronësi të punonjësit të policisë së Komisariatit të Mirditës, Aleksandër D. Blutë e Mirditës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.