Digjen 20 shtëpi në ‘Teneqe-mahallë’ të Shkupit

Zjarrëfikësit së bashku me qytetarët kanë tentuar që ta shuajnë zjarrin i cili u shpërnda shumë shpejtë në shtëpitë e ngjitura njëra me tjetrën në këtë mahallë.

Lajme

08/12/2013 12:27

Rreth 20 shtëpi  janë djegur nga zjarri i cili e ka kapluar lagjen “Teneqe-mahallë” në Shkup, mbrëmë në orën dy pas mesnate.

Brigada e zjarrëfikësve ka konfirmuar se  nga shpërthimi i këtij zjarri nuk ka viktima por kanë bërë të ditur se është bërë një dëm madh material.

Zjarrëfikësat së bashku me qytetarët kanë tentuar që ta shuajnë zjarrin i cili është shpërndarë shumë shpejt në shtëpitë të cilët janë praktikisht të ngjitura njëra me tjetrën, raporton Kanal 5.

Qytetarët kanë rrëfyer ikjen  e tyre nga zjarri i cili i ka lënë ata pa kulm mbi kokë.