Dieta që duhet ta ndjekin të gjithë, po iu bën të djegni më shumë kalori

Shumica e njerëzve rifitojnë peshën që humbin nga dieta brenda një ose dy viteve, kryesisht sepse trupi përshtatet duke ngadalësuar metabolizmin dhe duke djegur më pak kalori.

Lifestyle

14/11/2018 23:42

Një studim, i udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve të Bostonit, në partneritet me Universitetin Shtetëror të Framingham, tani gjen se dieta e ulët në karbohidrate rrit numrin e kalorive të djegura, transmeton lajmi.net.

Gjetjet, të botuara më 14 nëntor në BMJ, sugjerojnë se dietat e ulëta në karbohidrate mund të ndihmojnë njerëzit të humbin peshë, duke e bërë trajtimin e obezitetit më efektiv.

Studimi, i njohur si Studimi i Ushqimit Shtetëror të Framingham, kontrollonte në masë të rreptë atë që njerëzit konsumuan duke u ofruar atyre ushqime të gatshme, plotësisht të përgatitura për një periudhë 20 javore.

Hulumtuesit kanë ndjekur me kujdes peshën e pjesëmarrësve dhe sekuestrimin e insulinës, hormonet metabolike, si dhe shpenzimet totale të energjisë (kaloritë e djegura).

“Ky është studimi më i madh dhe më i gjatë i të ushqyerit”, thotë David Ludwig, Ph.D., bashkë-hulumtues kryesor me Cara Ebbeling, Ph.D.

“Sipas këtij modeli, karbohidratet e përpunuara kanë rritur nivelet e insulinës, me më pak kalori në dispozicion për pjesën tjetër të trupit. Ato gjithashtu shkaktuan urinë dhe ngadalësimin e metabolizmit”, deklaroi tutje Ludwig. /Lajmi.net/