Diellza Kolgeci shtatzënë, shikojeni çfarë foto i ka publikuar mikja më e afërt

Diellza Kolgeci është në pritje të fëmijës së saj të parë.

ShowBiz

13/12/2018 11:09

Lajmi se këngëtarja Diellza Kolgeci është shtatzënë i ka habitur publikun, mirëpo miket e saj të afërta ky lajm i ka gëzuar mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Ishte Afërdita Paqarada ajo e cila e ka publikuar një foto në Instagramin e saj dhe aty shihet me gjasë Diellza Kolegeci shtatzënë.

E kontaktuar nga lajmi.net, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë.

Burime pranë tyre thonë se ajo është duke pritur fëmijën e basketbollistit Fisnik Rugova./Lajmi.net/